Manchester City është skuadër e rekordeve në Britani.
“Qytetarët” kanë vijuar me formë të lartë, duke deklasuar çdo kundërshtar para vetes. Të fundit që pësuan ishin uellsianët e Swansea-s.
Ata u dorëzuan pa kushte 0-3 dhe kështu City siguroi çerekfinalen e FA Cup.
Kjo njëherësh ishte fitorja e 15-të radhazi për qytetarët, që vendosën një rekord unik të futbollit në ishull.
Manchester City ka 22 ndeshje në total pa pësuar humbje.
Gjatë kësaj periudhe, Arsenal është mposhtur tetë herë, Liverpool e Tottenham nga gjashtë, Chelsea pesë e United katër.
Për Pep Guardiola triumfi ndaj Swansea ishte i 200-të si trajner i citizen në 268 ndeshje.
Përqindja e fitoreve është 73% më e lartë, madje edhe sa ishte trajner i Barcelonës.
Në vitin 2021 ata kanë realizuar 40 gola, duke pësuar vetëm pesë me mesatare tre gola për ndeshje.
Në dhjetë prej 15 fitoreve rresht, nuk kanë pësuar asnjë gol.
Qytetarët janë në krye të Premier Ligës me pesë pikë më shumë se Manchester United, megjithatë me formën e treguar, ata tashmë kanë shtruar një pjesë të mirë të rrugës që çon drejt titullit të shtatë në Premier Ligë.