Manchester në finale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City është kualifikuar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve.

City në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale sonte e mposhti Paris Saint-Germainin me rezultatin 2:0, ndërsa kishte fituar edhe në ndeshjen e parë në Paris me shifrat 2:1.

Riyad Mahrez (11’, 63’) shënoi dy golat për Cityn. Parisi e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi u përjashtua në minutën e 69-të Angel Di Maria me karton të kuq.

City do ta pres në finale fituesin e ndeshjes ndërmjet Chelsat dhe Real Madridi, duel që do të zhvillohet të mërkurën. Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me 29 maj në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Kjo është hera e parë në histori të Manchester Cityt që kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve që kur kjo garë mban këtë emër. Kurse para 51 vjetëve (1969/1970), kishte fituar garën evropiane “European Cup Winners”.

Share This Article