Manchester United barazon në limite, Liverpool një pikë larg nga titulli kampion në Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 34-t. Këtë të diel Liverpooli ka mundësinë që për herë të 20-të të shpallet kampion i Anglisë, teksa u mjafton vetëm një pikë kundër Tottenham. Ndërkohë që Manchester United dhe Bournemouth barazuan 1-1.

Në “Vitality Stadium” Bournemouth dhe Manchester United barazuan 1-1. Ndeshja u zhbllokua pas 23 minutave me golin e Semenyo për vendasit. Vendimtare edhe minuta e 70-të kur Bournemouth mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Evanilson. Paçka se United u hodh në sulm, goli i barazimit erdhi vetëm në ekstremin e sfidës. Duhej Hojlund në shtesën e gjashtë që të barazonte për 1-1. Sezon i dështuar për United që me 39 pikë pozicionohet në vendin e 14-të. Ndërkohë që Bournemouth me 50 pikë mban pozitën e 10-të.

Premier League, raundi 34:

15:00 Bournemouth 1-1 Manchester United

17:30 Liverpool – Tottenham

Share This Article