Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët që realizuan për 1-0 në minutën e pestë përmes Yankubah Minteh.
Unitedi reagoi në minutën e 23-të duke arritur të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Me të filluar pjesa e dytë Brightoni shënoi sërish për ta rikthyer epërsinë, kësaj radhe përmes Joao Pedros i cili në minutën e 53-të realizoi për 2-1, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Kjo nuk i zmbrapsi mysafirët të cilët e gjetën sërish rrjetën me anë të Kaoru Mitomas që shënoi për 2-1 në minutën e 60-të.
Shpresat e vendasve për rezultat pozitiv morën fund në minutën e 78-të ku pas një gabimi trashanik të Andre Onanas, Georginio Rutter shënoi për rezultatin 3-1.
Pas kësaj humbje, Manchester United mbetet në kuotën e 26 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e 13-të në tabelë.