Manchester United bën goditjen befasuese: Cavani mbërrin në Angli për vizitat mjekësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët e Napolit shpresonin në një rikthim, Benfica e Atletico Madrid shkuan pranë ëndërrës për një kohë të gjatë, por në fund Edinson Cavani zgjodhi Premier League: mbrëmjen e kaluar sulmuesi fluturoi për në Manchester ku ka kryer vizitat mjekësore përpara firmës për dy sezone me United. Uruguajani, pa kontratë pas përfundimit të akordit me Paris Saint-Germain, do të përballet shpejt me ish-skuadrën e tij: në 20 tetor në Parc des Princes do të luhet sfida e Champions League mes parisienëve e Red Devils.

Manchester, në këtë mënyrë, i ka dhuruar një përforcim në sulm teknikut Ole Gunnar Solskjaer pak ditë nga fundi i merkatos (edhe pse, duke qenë pa kontratë, Cavani mund të kishte bërë lëvizjen edhe më vonë): pas vështirësive për të mbërritur tek Sancho, klubi anglez ka synuar tek 33 vjecari, për kualitetin dhe eksperiencën që ofron. Gjithësesi Red Devils duhet ta prezantojnë zyrtarisht sulmuesin mes të hënës e të martës.

Share This Article