Manchester United hap bisedimet me Leeds për transferimin e Kalvin Phillips

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalvin Phillips mund të largohet këtë verë nga Leeds United, për herë të parë në karrierën e tij.

Mesfushori anglez është dalë nga akademia e Leeds dhe deri më tani gjithmonë ka luajtur për këtë skuadër duke mos qenë as i huazuar në ndonjë klub më të vogël.

Por duke marrë parasysh formën fantastike të tij, anglezi është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.

Manchester United tanimë ka hapur bisedimet me Leeds United për transferimin e Phillips në Old Traford gjatë afatit kalimtar veror.

26-vjeçari është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për repartin e mesfushës pasi Declan Rice kushton shumë dhe Frenkie de Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona.

Megjithatë as transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Leeds United synon që nga shitja e yllit të skuadrës të fitojë rreth 65 milionë euro.

Reprezentuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te United, ndërsa tani i mbetet dy skuadrave të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Share This Article