Ish-trajneri i Manchester United, Frank O’Farrell, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njofton The Sun.
Irlandezi ishte në krye të “Old Trafford” në vitet 1970, duke zëvendësuar legjendarin Sir Matt Busby.
O’Farrell filloi karrierën e tij duke luajtur për klubin e tij lokal në Cork përpara se të transferohej në futbollin anglez me West Ham, pastaj Preston North End.
Ai më vonë menaxhoi Weymouth, Torquay dhe Leicester City – duke i udhëhequr Foxes në finalen e FA Cup të vitit 1969 – përpara se të merrte rolin e tij të menaxherit në Man United.
Aventura e tij te Manchester United zgjati 18 muaj, ndërsa u zëvendësua nga Tommy Doherty.