Manchester Unitedi e regjistroi rezultatin më të keq në 40 vitet e fundit kundër Wolves

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester Unitedi humbi kundër Wolves në Old Trafford për herë të parë që prej vitit 1980 këtë të hënë. Disfata 1:0 i dha fund një ecuri prej më shumë se 40 vjetëve pa humbje ndaj këtij kundërshtari.

Po ashtu, ecuria prej pesë ndeshjeve nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ralf Rangnick mori fund mbrëmë me atë rezultat.

Djajtë e kuq vazhdojnë të kenë vështirësi ndaj ekipeve më të vogla, pasi edhe javën e kaluar barazuan 1:1 me Newcastle United.

Wolves u futën në fushë sypatrembur për të sulmuar, duke i bërë 15 goditje në 45 minutat e parë, më shumë se çdo ekip tjetër vizitor në një pjesë të parë në Old Trafford.

Puna e tyre u shpërblye në minutën e 82-të, kur Joao Moutinho e shënoi golin e triumfit me një goditje të bukur jashtë zonës.

Wolves e mbaroi ndeshjen me 19 goditje drejt portës së United, lojtarët e të cilit i bënë vetëm nëntë goditje në drejtim të portës kundërshtare.

Share This Article