Manchester vishet blu, City i jep ”leksion futbolli” United

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk pati surpriza. Manchester u vesh blu! City mundi 3-0 United në Etihad Stadium, në një ndeshje të dominuar totalisht dhe pa histori. “Qytetarët” që në fillim e nisën takimin me presion, ndërsa Phil Foden zhbllokoi rezultatin pas 18 minutash lojë dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e një goli.

Në fraksionin e dytë, ndeshja nisi me më shumë ritëm nga City, që ishte i papërmbajtshëm. Firmën e la edhe Erling Haaland, i cili me dy golat e tij në minutën e 53-të dhe 68-të vulosi fitoren dhe tre pikët për Manchester City.

Festa ishte e gjitha për skuadrën e Pep Guardiolës, ndërsa Manchester United vijon krizën që e ka kapluar prej disa sezonesh. Pas javës së katërt, City ngjitet në vendin e tetë me gjashtë pikë, duke lënë United në kuotën e katër pikëve, në vendin e 14-të.

Nga ana tjetër, Liverpool vijon të marshojë i qetë në krye, teksa mundi 1-0 Burnley. Një gol i Mohamed Salah nga penalltia, në minutën e fundit të kohës shtesë, i siguroi “The Reds” një fitore shumë të rëndësishme. Aktualisht, ata udhëheqin klasifikimin me 12 pikë të plota pas katër ndeshjeve, të ndjekur nga Arsenal dhe Tottenham, që kanë tre pikë më pak. 

Share This Article