Italia dhe Anglia do të ndeshen përsëri, pas finales së evropianit dhe në grupet e Ligës së Kombeve, dy përfaqësueset do të përballen edhe në kualifikimet për Euro 2024.
Shorti deshi që dy përfaqësueset e mëdha të jenë në Grupin C së bashku edhe me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se e ka ndjerë se do të përballen me Italinë në grup.
“Isha i sigurt se do të kishim në grup njërën mes Anglisë dhe Francës, por më mirë kështu. Është një grup me kundërshtarë të përballueshëm, por ndeshjet nuk do të jenë të thjeshta për t’u fituar. Dueli më i bukur do të jetë ai ndaj Anglisë. Njihemi mirë me Southgate”, tha Mancini.
Tutje tekniku italian folu edhe për kundërshtarët tjerë si Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.
“Maqedonia e Veriut? Është një nga ato ndeshje që ndodhin herë pas here. Siç e kemi parë në Palermo duhet të luhen të gjitha ndeshjet, edhe ato më të thjeshtat”.
“Ndaj Ukrainës do të jetë një ndeshje e veçantë, do të kemi pak emocione. Mos të harrojmë që Ukraina ka një ekip kombëtar të mirë”, deklaroi Roberto Mancini.