Mandarina me helm në treg 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çështje serioze ka shpërthyer në sektorin e agrikulturës shqiptare: Dërgesa të mandarinave nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht në disa vende të BE pasi analizat zbuluan mbetje të pesticideve të ndaluara, të tilla si Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Nuk dihet ende me siguri nëse mandarinat me helm janë produkt vendi apo të ardhura nga importi, por ato qarkullojnë edhe në tregun shqiptar dhe po konsumohen nga konsumatorët.

Sipas raporteve të mëparshme, ngarkesa me mandarina prej Shqipërisë janë refuzuar nga vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania.

Aktet përbëjnë jo vetëm një çështje reputacioni për produktet bujqësore shqiptare, por edhe një kërcënim real për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët dhe për personat me sistem imunitar të dobët.

Chlorpyrifos, për shembull, është i ndaluar në BE që prej vitit 2020, për shkak të ndikimeve të tij në zhvillimin neurologjik të fëmijëve, ndërsa Phosmet është gjithashtu i përjashtuar për përdorim.

Share This Article