Mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar vendimin e Kushtetueses

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhte sot për të diskutuar mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në GjK.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Share This Article