Manja: Avokati i Popullit do zgjidhet mbi partitë. Berisha: Shqiptarët nuk kanë proces të drejtë gjyqësor, kjo ka sjellë vetëgjyqësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa në Kuvend është diskutuar raporti vjetor i Avokatit të Popullit për 2024, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka theksuar se Avokati i Popullit duhet të zgjidhet mbi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe jo sipas palëve politike.

Ai shprehu bindjen se zgjedhja e këtij institucioni do të jetë një hap i rëndësishëm për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

“Ky parlament ka të drejtë t’i jap shqiptarëve një Avokat Populli dinjitoz mbi palët dhe jam i bindur që do jetë një Avokat Populli që i bën nder Shqipërisë dhe do vazhdojë punën aty ku do e lërë zonja Ballanca. Avokati i Popullit është avokati i qytetarëve shqiptarëve, i asnjërës prej partive. Një të tillë do të zgjedhim”, tha Manja.

Nga ana tjetër, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët aktualisht nuk kanë mundësi për një proces gjyqësor të drejtë. Berisha theksoi se ky dështim ka çuar në humbjen e besimit te drejtësia, duke sjellë pasoja të rënda si vetëgjyqësinë.

“Të drejtat e njeriut janë të humbura, janë inekzistente. Paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar e dështimit të drejtësisë dhe dhunim i lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar për një proces të ligjshëm. Në një situatë dramatike si kjo nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë. Një proces gjyqësor i drejtë është një nga të drejtat e qytetarëve dhe qytetarët presin sot 16 vite dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë”, tha Berisha.

Share This Article