Manovra të përbashkëta ushtarake Greqi-Qipro-Itali-Francë për ballë Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia, Franca, Italia dhe Qipro do të zhvillojnë nga e mërkura deri të premten një manovër të përbashkët ushtarake në jug të Kretës, në Mesdheun Lindor, bëri të ditur ministri grek i Mbrojtjes.

Zbulimi i këtyre viteve të fundit të zonave të gazit në Mesdheun Lindor ka ngjallur tensione të ashpra mes Ankarasë dhe Athinës, që kanë mosmarrëveshje për disa zona detare.

Ankaraja njoftoi dje se ishte e gatshme për dialog me Athinën pa parakushte, në lidhje me mosmarrëveshjen midis dy aleatëve të NATO-s rreth kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

“Turqia është e gatshme për një dialog pa parakushte për një ndarje të drejtë”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Por kjo nuk është e mundur, nëse Greqia vendos parakushte”, shtoi ai.

Share This Article