Manovra të rrezikshme iraniane pranë anijeve amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni dënoi manovrat e rrezikshme të anijeve iraniane të Gardianëve të Revolucionit në afërsi të anijeve luftarake amerikane që patrullojnë në Gji.

Sipas US Navy, 11 anije të trupës së Gardianëve të Revolucionit të ushtrisë ideologjike të regjimit iranian janë afruar disa herë dhe me shpejtësi të madhe me gjashtë luftanije amerikane që po kryenin një mision të përbashkët mbikëqyrjeje të rrugëve detare në ujërat ndërkombëtare në veri të Gjirit.

“Anijet iranianë kanë kaluar vazhdimisht para dhe pas anijeve amerikane, duke iu afruar shumë afër dhe me shpejtësi të lartë”, theksoi US Navy në një komunikatë.

Ekuipazhi amerikan ka bërë paralajmërime dhe ka aktivizuar sirenat pa përgjigje nga ana e anijeve iraniane.

Duke nënvizuar sjelljen e rrezikshme dhe provokuese të Gardianëve të Revolucionit, Pentagoni nënvizoi se forcat detare amerikane do të mbeten vigjilente.

Share This Article