Këtë vit ditët e librit janë shënjuar me shumë botime që kanë lidhje me ekonominë, politikën dhe historinë.
Mes tyre është edhe një manual për aspektet ligjore të investimeve dhe marrëveshjeve ligjore që ndërmarrim përpara se të nisim një bashkëpunim.
Një Shqipëri kaotike ku shpesh dëgjojmë që njerëz firmosin pa lexuar çfarë firmosin, në një vend ku drejtësia dhe siguria është thuajse kryefjala e kërkesave, të gjithë kemi nevojë të dimë pak më shumë për të fshehtat ligjore që mund të na bëjnë të suksesshëm për të nënshkruar marrëveshje që sigurojnë së pari kapitalet.
Një manuali tillë është botuar këto ditë në shqip.
“Rruga e mëndafshit”, e njohur që nga antikiteti është bërë motivi që kjo nismë të ndërmerret.