Maqedonasit e duan pasaportën bullgare, por jo edhe Bullgarinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi dyqindmijë maqedonas kanë marrë pasaportën bullgare, por për cudi në një sondazh të fundit ata nuk e shohin si vend mik Bullgarinë.


Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Prespa, vetëm 1 për qind e maqedonasve kanë përshtypje të mirë për Bullgarinë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Drejtori i Institutit të Prespës, Andrea Stojkovski, në një debat në “360 Gradë” foli për perceptimet e qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë të matur në një sondazh të kryer për nevojat e institutit.Reklame

“Nëse shikojmë qëndrimin e qytetarëve maqedonas ndaj vendeve që kemi ndjekur në tërë hulumtimin, kur pyetemi se cili vend apo union është miku më i mirë i S. Maqedonia, dhe atje Bullgaria renditet shumë ulët. Edhe në përgjithësi, renditet shumë ulët. Vetëm 1% e qytetarëve tanë e shohin Bullgarinë si një mik të vendit, thotë Stojkovski.

Share This Article