ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 12 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 13 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 13 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 13 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Maqedonasit kritikojnë thirrjet e politikanëve nga Kosova për regjistrim të diasporës shqiptare

albnews by albnews
22 March, 2021
in Albania, Maqedonia
0
Rritet presioni ndaj Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thirrjet e politikanëve nga Kosova, drejtuar diasporës shqiptare, për t’u regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë – që ka nisur në Maqedoninë e Veriut fillimisht me shtetasit që jetojnë jashtë vendit – kanë nxitur reagime të shumta në brenda këtij vendi.

“Meqë edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”, u ka thënë mërgimtarëve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

RelatedPosts

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Kurti ka thënë mes tjerash se qendrat e LVV-së, që ndodhen në shtetet e ndryshme në Evropë dhe gjetiu, do të vendosen në shërbim të shqiptarëve, të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nëse ata kanë nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit.

Mesazhe të ngjashme për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë kanë dërguar edhe Vjosa Osmani, kandidate për pozitën e presidentit të Kosovës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Thirrje e tilla, liderët e opozitës maqedonase i kanë vlerësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Opozita maqedonase ka reaguar dhe ndaj takimeve që ka realizuar zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi me zyrtarë të lartë të Kosovës, për çështjen e regjistrimit.

Ata kanë thënë se regjistrimi është shndërruar në operacion politik, në vend se të jetë statistikor, andaj edhe kanë kërkuar urgjentisht anulimin e regjistrimit.

Opozita maqedonase “E Majta” (Levica), i ka konsideruar thirrjet e Kurtit si ndërhyrje flagrante në politikbërjen e Maqedonisë së Veriut.

“Thirrja nga ana e zyrtarëve të Kosovës, drejtuar diasporës shqiptare, që ajo në mënyrë masive të regjistrohet, paraqet dëshmi flagrante për përzierje në punët e brendshme në Maqedoni (të Veriut). Problem shtesë paraqet edhe numri i madh i letërnjoftimeve për të cilat ka dyshime se u janë shpërndarë në rrethana të dyshimta shtetasve të Kosovës”, theksohet në reagimin e partisë maqedonase në opozitë “E Majta”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski me ç’rast, siç ka theksuar ai në një status në profilin e tij në Facebook, Albin Kurti duhet të shohë oborrin e vet.

“Albin Kurti duhet ta shohë oborrin e vet në Kosovë. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë (së Veriut) dhe është e papranueshme. Artan Grubi, bën thirrje të regjistrohen shqiptarët dhe harron se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë (së Veriut) dhe gjithë qytetarëve të shtetit. Bujar Osmani, bën turne me para shtetërore që të regjistrohen shqiptarë dhe harron se Ministria e Punëve të Jashtme është e Maqedonisë (së Veriut) dhe se duhet të takohet me të gjithë nga diaspora e shtetit maqedonas”, ka thënë Bogojeski.

Për opozitën maqedonase janë të papranueshme takimet që ka realizuar së fundmi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, me qëllim të sensibilizimit të diasporës që të përfshihet në procesin e regjistrimit.

“Qytetarët tanë vdesin teksa regjimi vrapon pas realizmit të marrëveshjeve politike”, kanë theksuar disa zyrtarë nga partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, duke kërkuar kërkuar që regjistrimi të shtyhet për në vjeshtë, kur regjistruesit do të mund të imunizohen me vaksina kundër koronavirusit.

Por, Ilmi Semami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave, thotë se nuk ka asgjë kontestuese në angazhimin e zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zyrtarëve të lartë të Kosovës në sensibilizimin e diasporës, që në numër sa më të madh të përfshihet në procesin e regjistrimit.

“Puna e tyre (zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, Grubit dhe Osmanit) ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm, sepse nuk është vetëm një takim, por kjo ka implikuar dhe thirrjet apo apelet që kanë bërë personat shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës. Zëvendëskryeministri Artan Grubi udhëtoi edhe drejt Shqipërisë ku do të takojë politikanë dhe figura me ndikim edhe atje. E gjithë kjo me qëllim të sensibilizimit të diasporës për t’u regjistruar”, thotë Selami.

Edhe opozita shqiptare thotë se ndihma e zyrtarëve të lartë të Kosovës është shumë e rëndësishme për faktin se më shumë të drejta të shqiptarëve lidhen me përqindjen e përkatësisë etnike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sa u takon thirrjeve për regjistrim nga shumë eksponentë politikë të Kosovës, për regjistrimin e diasporës shqiptare, vlerësoj se nuk ka asgjë për t’u habitur, për arsye të peshës dhe rëndësisë që e ka regjistrimi i popullatës, përkatësisht numri i shqiptarëve, për arsye se pozita juridike kushtetuese dhe zhvillimi socio-ekonomik i tyre fatkeqësisht dhe çuditërisht është i varur dhe i lidhur nga përqindja”, tha për REL, Elmi Aziri, deputet i opozitës shqiptare Aleanca për Shqiptarët- Alternativa.

Ndryshe, nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se procesi i regjistrimit të diasporës po zhvillohet pa probleme, ndërkohë që janë regjistruar më shumë se 120 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut në diasporë, duke nënvizuar se presin që të përshpejtohet dinamika e regjistrimit nga vetë mërgata, gjatë ditëve në vijim.

Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave thotë se në bazë të kësaj situate, dikasteri që ai drejton pret që, deri më 21 prill të regjistrohen më shumë se 300 mijë qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjenden jashtë vendit.

Të gjithë qytetarët me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë jashtë vendit, mund të regjistrohen vetë deri më 21 prill të këtij viti.

Nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë vetë këtë gjë, atëherë regjistrimin e tyre mund ta bëjnë të afërmit, të cilët ndodhen në Maqedoninë e Veriut gjatë realizmit të procesit të regjistrimit.

Ky proces fillon më 1 prill dhe zgjat deri më 21 prill./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result