Maqedonci takon zyrtarë të NATO-s, diskutohet siguria rajonale dhe zhvillimi i FSK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri ne detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in.

Ai theksoi përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore.

Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e modernizimit të FSK-së me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe avancimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Maqedonci.

Share This Article