Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 1964 teste dhe 336 raste të reja me COVID -19.
Ndërsa jetën kanë humbur 10 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi (53,61,81,84 dhe 86), një nga Kavadarci (72), një nga Gostivari (61), një nga Koçani (49), një nga Ohri (83) dhe një nga Prilepi (68). Të gjithë pacientët humbën jetën në spital.
Janë regjistruar 385 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 91891, numri i pacientëve të shëruar është 80393, numri i atyre që humbën jetën është 2831 dhe numri i rasteve aktive është 8667.