Maqedoni, 10 viktima nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.309 testime për coronavirus, ndërsa 156 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 91, Kavadari – 19, Manastiri – 13, Prilepi dhe Kumanova – nga 8, Koçani – 3, Struga – 2, Tetova, Shtipi, Ohri, Kërçova, Gjevgjelia, Sveti Nikolla, Kriva Pallanka, Dellçeva, Kratova, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe dhjetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 326 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 206.233, prej të cilëve 191.132 janë shëruar, ndërsa 7.242 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 nëntor) është 7.859.

Share This Article