Maqedoni/ 12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

-Shkup 57
-Kumanovë 10
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 7
-Tetovë 19
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 1
-Ohër 5
-Kavadar 1
-Gostivar 6
-Probishtip 2
-Shën Nikollë 2
-Resnje 1

Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.
-Shkup 42
-Shtip 40
-Prilep 1
-Tetovë 16
-Veles 1
-Gostivar 5
-Koçani 2
-Probishtip 3
-Shën Nikollë 2

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 2484 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 59.633 testime.

Share This Article