Maqedoni, 125 raste të reja dhe 2 viktima nga Corona-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me virusin Corona, ndërsa janë kryer 1085 testime. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, edhe atë 46 persona.

Pason Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga 7 Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja,

Negotinë 2 të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe  Prilep nga 1 rast  të ri.. Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë kujtoi se virusi është i pranishëm, shpërndarja e tij është agresive megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.

Ministri Filipçe edhe një herë përmes profilit të tij në fejsbuk u bëri apel qytetarët të japin informacione të sakta dhe të plota në anketat epidemiologjike. Siç thotë Filipçe, beteja është e përbashkët, prandaj të gjithë duhet kontribuar për ta fituar të njëjtën.

Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë.

Share This Article