Maqedoni, 16 viktima dhe 344 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4926 teste të kryera janë regjistruar 344 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 143 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 3984 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 194.575 raste, prej të cilëve 180.796 janë shëruar, kurse 6.817 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6984 raste aktive me virusin korona.

Share This Article