Maqedoni, 21 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 12 raste në Kumanovë tre , Shtip një dhe në Tetovë pesë raste.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Në Shkup janë regjistruar 7 raste të rikuperimit, në Kumanovë, Prilep dhe Veles nga dy raste, kurse  në Gostivar, Kriva Pallankë, Pehçevë dhe Berovë nga një rast.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,528 testime, prej të cilëve 1.999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.439 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 113 pacientë. Për momenti në të gjithë vendin aktivë janë gjithsej 447 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve, nga 13 testet e realizuara në kuadër të skriningut, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Share This Article