Maqedoni, 22 viktima dhe 494 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.425 teste të kryera janë regjistruar 494 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 231 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 474 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 191.408 raste, prej të cilëve 172.653 janë shëruar, kurse 6.668 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.087 raste aktive me virusin korona.

Share This Article