Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë bërë 2827 testime, kurse janë regjistruar 883 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 345, Prilep – 54, Strumicë – 44, Veles – 39, Kumanovë – 37, Manastir – 36, Ohër – 34, Tetovë, Shtip dhe Gjevgjeli nga 32, Kavadar – 29, Koçanë – 25, Strugë – 21, Gostivar – 19, Negotinë – 17, Kërçovë – 16, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 12, Dibër – 10, Vallandovë – 8, Kriva Pallankë – 7, Vinicë – 5, Pehçevë dhe Resnjë nga 4, Kratovë – 3, Probishtip – 2 dhe nga 1 rast në Krushevë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dellçevë.
ISHP-ja ka regjistruar 536 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 29 persona. 12 pacientë nga Shkupi, 3 nga Prilepi, nga 2 pacientë nga Kumanova, Tetova, Velesi, Manastiri, Gostivari dhe Kërçova dhe nga 1 pacient nga Struga dhe Vallandova.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 77.134, numri I të shëruarve është 52.949, kurse I viktimave shkon në 2.254. Për momentin shënohen 21.931 raste aktive.
Në nivel vendi, që nga fillimi I epidemisë janë bërë gjithsejt 376.565 testime për COVID-19.