Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 32 viktima dhe 1 092 raste të tjera infektimi me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 141 157, ndërsa numri i vdekjeve në 4 182.
Institucionet shëndetësore njoftuan, gjithashtu, se 2 003 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar në 115 433 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21 542.