Maqedoni, 4 viktima dhe 198 raste të reja me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3572 raste aktive me Covid-19.

Share This Article