Maqedoni, 44 përqind e popullatës së rritur është rivaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme, janë aplikuar gjithsej 2,798 doza vaksine, nga të cilat 745 janë aplikuar si doza e parë, 1,999 si dozë e dytë, ndërsa 54 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri më 7 tetor, gjithsej janë vaksinuar 793.987 qytetarë, prej të cilëve 745.415 me dy doza, ndërsa 625 qytetarë me tre doza.

“Janë vaksinuar 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, me dy doza 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.

Share This Article