ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 7 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 7 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 12 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Maqedoni, 5 viktima të reja nga virusi Korona

albnews by albnews
4 April, 2020
in Maqedonia
0
Shkon në 285 numri i të prekurve me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

5 viktima të reja nga koronavirusi në vend. Dje në Klinikën e sëmundjeve infektive kanë vdekur dy pacientë- një grua 71 vjeçe nga Llabunishta e Strugës dhe një burrë nga Kumanova 77 vjeç.

Ata janë hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Tre të vdekurit e tjerë kishin ndërruar jetë disa ditë më parë por rezultatet nga testimet kanë dalë sot. Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi, një qytetarë i huaj i cili në Shkup ka jetuar katër muaj dhe kumanovari i cili para dy ditësh vdiq në Klinikën infektive. Në vend tani ka 17 viktima nga Korona virusi. Zëvendësministri i shëndetësisë Armend Asllani për Alsat sqaron se të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 53 raste të reja të infektimit me Korona virus. Më së shumti në Strugë 14, pastaj Shkup 13, Kumanovë 8, Koçanë 6, Shtip 5, Tetovë dhe Gostivar nga 2 dhe një rast në Veles. Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me Korona virus në vend arrin 483. Nga të infektuarit e ri nga Struga, nëntë janë nga Llabunishta, dy nga Veleshta dhe një nga qyteti. Arsllani, duke komentuar se Llabunishta mund të bëhet vatër e re e virusit, thotë se atje sërish është mbledhur shtabi i krizave dhe se situata po ndiqet me vëmendje.

Në 24 orët e fundit janë testuar 414 qytetarë me çka gjithsej janë testuar thuajse 5 mijë qytetarë. Mes tyre ka edhe punonjës shëndetësor që janë pozitiv me Korona virus. Është mbyllur Qendra e shëndetit publik në Gostivar pasi është vërtetuar se njëri nga të punësuarit është pozitiv me Korona virus. Në Kumanovë janë infektuar dhjetëra persona nga personeli mjekësor, ndërsa në repartin infektiv në Shtip 14 punonjës mjekësor  janë dërguar në izolim. Prej tyre, dy infektologë, 8 motra medicinale dhe 4 infermierë. Ata kanë pasur kontakt me pacienten 80 vjeçe që ka qenë pozitive me Korona virus. Në poliklinikën e Çairit një e punësuar është pozitive me virusin edhe pse nuk ka pasur kontakt me pacientët. Spitali është dezinfektuar, ndërsa pika e testimit punon pa pengesa. Për këtë shtabi kryesor koordinues për parandalimin e Kovid 19, punonjësve shëndetësor u rekomandon maksimalisht të mbrohen dhe t’u përmbahen protokolleve për punë. Në të kundërtën, inspektorati shtetëror sanitarë dhe shëndetësor do t’i sanksionojë.

53 të infektuar të ri me korona virus:

Strugë – 14                                         Shkup – 13

Kumanovë  – 8                                  Koçanë – 6

Shtip – 5                                              Tetovë – 2

Gostivar – 2                                        Veles – 1./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result