Maqedoni, 62 raste të reja dhe 2 të vdekur me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 62 raste të reja me COVID-19, duke e çuar  numrin total të të infektuarve në 2226.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 771 testime. Rastet pozitive janë nga: Shkup (24), Kumanoë (2), Tetovë (12), Strugë (4), Veles (1), Gostivar (3), Koçani (1) dhe Vallandovë (1).

Gjithashtu, nga ministria njoftojnë se janë shëruar edhe 17 persona. Numri total i të shëruarve është 1552. Personat që rezultuan negativ në dy testet e njëpasnjëshme janë nga: Shkup (5), Tetovë (9), Manastir (1), Kumanovë (1) dhe Gostivar (1).

Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 60 vjeçar nga Struga, i pranuar në spital më 22 maj. Është evidentuar se një pacient nga Gostivari, 64 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit më 29 maj, tek i cili, pas vdekjes, testi ka rezultuar pozitiv.

Për momentin, në Maqedoninë e Veriut kemi 541 raste aktive. Ndarja nëpër qytete e këtyre rasteve është:

Shkup – 267

Kumanovë – 45

Shtip – 41

Prilep – 41

Tetovë – 78

Strugë – 14

Veles – 30

Manastir – 3

Ohër – 6

Strumicë – 1

Gostivar – 6

Koçani – 2

Kërçovë – 1

Negotinë – 12

Vallandovë – 1

Vinicë – 1

Shën Nikollë – 1

Share This Article