Nuk ka asnjë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara, për herë të parë pas 10 muajve, ndërsa janë regjistruar vetëm tetë të infektuar nga 3 068 teste dhe nëntë të shëruar, deklaroi ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
”Për herë të parë që nga 2 shtatori i vitit 2020, sot nuk regjistrojmë asnjë vdekje nga Covid-19. Virusi është larg mposhtjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi shumë afër përfundimit të agonisë. Megjithatë, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi masivisht”, shtoi Filipçe.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 834 099 teste për Covid-19.
Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 155 536, numri i pacientëve të shëruar është 149 628, i të vdekurve është 5 471 ndërsa numri i rasteve aktive është 437.
”Sot do të mbërrijë një sasi e vaksinave Pfizer, ndërsa në fund të kësaj javë priten 500 000 vaksina nga Sinovac”, theksoi ministri.