Maqedoni e Veriut, nga e marta rihapen xhamitë për besimtarët muslimanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga e marta e ardhshme, 12 maj, xhamitë në mbarë territorin e vendit të jenë në “shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, pas një pezullimi pothuajse dymujor të faljes së namazit nëpër xhami shkaku i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim për media, BFI thekson se me shumë kujdes ndjek “përmirësimin e gjendjes shëndetësore” dhe “uljen e të infektuarve” nga koronavirusi në vend, pas çka ka vendosur hapjen e xhamive për besimtarët muslimanë, por pa dhënë detaje të hollësishme nëse do të zbatohen masa të rrepta brenda xhamive, të tilla si kufizimi i numrit të adhuruesve.

Duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik, më 17 mars BFI vendosi pezullimin e faljes së namazit nëpër xhami për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka raportuar gjithsej 1.572 raste të konfirmuara me COVID-19, prejt të cilëve 1.079 janë shëruar dhe 89 kanë vdekur.

Share This Article