Maqedoni e Veriut, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon numrin e rasteve aktive

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është rritur në 738, prej të cilëve 111 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është ulur në 650

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është rritur në 738, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kështu, numri i të shëruarve tejkaloi numrin e rasteve aktive, i cili tani ka rënë në 650.

Në raportin e sotëm të Institutit janë regjistruar 4 raste të vdekjeve, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në vend është 77 persona.

Një deklaratë nga ministria tha se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 23 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarve në 1.465.

Nga ministria gjithashtu informojnë se janë kryer 386 teste të reja, ndërsa gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 16.436 teste të COVID-19.

Kujtojmë se si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që për festën e 1 Majit dhe fundjavën, pra të premten, të shtunën dhe të dielën, ora policore të fillojë në orën 14:00, deri në orën 05:00 ditën e nesërme.

Share This Article