Regjistrohen 177 raste të reja me Kovid-19 nga 778 testimet e bëra në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit. Kanë vdekur pesë pacientë ku një prej tyre ishte nga Tetova (67), një nga Strumica (87), një nga Kriva Pallanka (68) dhe dy nga Koçani (70 dhe 73).
Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vend me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 21.113, numri i pacientëve të shëruar është 16.301, të vdekurve 797, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4.015.
Nga numri i përgjithshëm i raste aktive në Shkup 1.792, në Strumicë 267, në Tetovë 222, në Koçan 218, në Kumanovë 176, në Prilep 170, në Shtip 123, në Manastir 104,
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 208,669 testime të Kovid-19.
Në Klinikën Infektive janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 93. Në përkrahje me oksigjen janë 53 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar pesë fëmijë dhe gjashtë nëna pozitivë në Kovid-19, një fëmijë dhe një nënë të dyshimtë në virusin.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 45, me të cilën në respirator janë tre pacientë.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 29, ndërsa në spitalin në Shtip janë 48 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 191, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Raste aktive në komunat në Shkup në Qendër – 330, Aerodrom – 327, Karposh – 319, Kisella Vodë – 210, Gazi Babë – 171, Gjorçe Petrov – 155, Çair – 92, Butel – 68, Ilinden – 30, Shuto Orizare – 15, Saraj – 15, Sopishtë – 10, Petrovec – 7 Haraçinë – 4, Çuper Sandevë – 4, Studeniçan – 3, Zelenikovë – 3, 14 janë të huaj, ndërsa 15 të parapërcaktuar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se kapaciteti në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup është pothuajse i mbushur dhe prej pardje për hospitalizim dhe trajtim të pacientëve me Kovid-19 është plotësisht i përgatitur spitali modular, me 72 shtretër, i vendosur në afërsi të ndërtesës klinike.
Kompetentët edhe më tej u bëjnë apel qytetarëve për përgjegjësi maksimale dhe respektim të plotë të masave për mbrojtje nga Kovid-19, të cilat përfshijnë mbajtje të detyrueshme të masës, mbajtjen e distancës dhe shmangien e grupimeve.