Maqedoni e Veriut/ Sulmohet me armë makina e kryetari shqiptar i komunës së Haraçinës! U qëlluan 20 plumba, plagoset shoferi e nëpunësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Haraçinë të Kumanovës. Makina ku po udhëtonte Ridvan Ibrahimi, kryetari i komunës Haraçinë në Maqedoninë e Veriut është sulmuar me armë. Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit. Rtv 21 maqedonia thotë se është gjuajtur edhe në drejtim të një personi tjetër të punësuar në komunë.

Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se plumbat kanë pasur si objektiv kryetarin, Ridvan Ibrahimi,  i cili në makinë ka qenë me dy personat e plagosur. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Jozyrtarisht, mësohet se motiv i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës, në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë, shkruan media maqedonase 

Share This Article