Prej sot në ora 11:00, në Maqedoninë e Veriut fillon karantina 42 orëshe me qëllim pengimin e përhapjes dhe ballafaqimin me pandeminë të Kovid-19. Ndalesa për lëvizje do të zgjatë deri të martën në ora 05:00.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vend u rrit në 1.941, pasi gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 20 raste të reja të Kovid-19.
Vendimin për kufizimin e rritur për lëvizje të qytetarëve, respektivisht ora policore të zgjatë prej sot në ora 11 deri të martën në ora 05:00, Qeveria e mori në seancën e 56-të, edhe pse paraprakisht Komisioni për sëmundje infektive parashtroi propozim që ora policore të zgjatë prej të shtunës në ora 19:00 deri të martën në ora 05:00.