Maqedoni, nga gushti deri në shtator janë infektuar mbi 40 mijë persona me virus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë infektuar 40.208 persona me coronvirus, prej të cilëve 25% kanë qenë plotësisht të vaksinuar.


Gjatë këtyre muajve, 30.142 qytetarë, përkatësisht 74.9% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa të vaksinuar konsiderohen personat të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar 14 ditë nga dita e aplikimit të dozës së dytë.

Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk kanë qenë të vaksinuar është 79%, ndërsa 21% e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të vaksinuar.
Në periudhën nga 6 gushti, në Maqedoni kanë humbur jetën 1.382 pacientë me coronvirus. Prej tyre , 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 17 të tjerë kanë qenë të vaksinuar.


Deri dje janë vaksinuar 797.988 qytetarë, ndërsa 758.001 persona janë vaksinuar. Dozën e tretë e kanë pranuar 1.039 persona.


Ndryshe, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 196.346 persona, ndërsa prej tyre 182.782 janë shëruar dhe 6.907 qytetarë kanë humbur jetën.

Share This Article