Maqedoni, nuk ka masa të reja anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni nuk mendojnë se duhet të ketë masa të reja kufizuese për parandalimin e coronavirusit.

Ata bëjnë apel për respektim të masave tashmë të miratuara, duke thënë se rezultatet e tyre priten brenda dy javëve..

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive pas mbledhjes së djeshme thanë se nuk është koha që të vendosen masa të reja, por mbeten në fuqi të njëjtat që janë miratuar.

Ndërsa me qëllim të menaxhimit më efikas me pandeminë, prej sot do të fillojë përdorimi i testeve të shpejta në Shtip, Gostivar, Prilep Strumicë dhe Kërçovë.

Share This Article