Maqedoni, numri i pacientëve të vdekur me Covid-19 mbetet i lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve të reja me COVID-19 tashmë disa ditë është në rënie, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i lartë dhe alarmues.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 489 raste të reja nga 2.841 testime, humbën jetën 33 persona dhe 905 të tjerë u shënuan si pacientë të shëruar.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 703.569 testime për coronavirus, ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi është 149.710, kurse prej tyre 127.139 janë shëruar dhe 4.628 kanë humbur jetën.

Në Maqedoni momentalisht ka 17.943 raste aktive, ndërsa vetëm Shkupi ka 7.968. Pas Shkupit vjen Manastiri me 1.205, Kumanova 1.204 dhe Prilepi 892.

Share This Article