Maqedoni, pritet vendimi për heqjen e të gjitha masave kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve me Covid-19, Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi heqjen e të gjitha masave kufizuese.

Këto ditë pritet që fillimisht Shtabi i Përgjithshëm Koordinues i Krizave, e më pas edhe Qeveria të komentojë rekomandimin e KSI-së.

Aktualisht, rastet më aktive janë në Shkup (266), ndërsa në Pehçevë, Dojran, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Demir Hisar, Krushevë, Kratovë, Bogdanci, Probishtip, Vallandovë, Dibër, Radovish, Sveti Nikollë nuk ka të infektuar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.015.726 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.434, numri i të shëruarve është 299.653, numri i të vdekurve është 9.278 dhe numri i rasteve aktive është 503.

Share This Article