Maqedoni, Qeveria zotohet se për 100 ditë do ta ketë planin për spastrimin e gjykatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev zotohet se kësaj radhe do të spastrojë gjyqësorin.

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi për “360 shkallë” se për 100 ditë do të jetë gati plani për spastrim dhe reforma të thella në gjyqësor, përcjell INA.

Sipas tij, në këtë proces duhet të marrin pjesë edhe instancat më të larta të drejtësisë, Komisioni Antikorrupsion, Shoqata e Gjykatësve dhe e Prokurorëve si dhe institucione që mund të japin kontributin e tyre.
Ministri Mariçiq theksoi se do të verifikohet gjendja pronësore dhe pasuria e të gjithë të punësuarve në sistemin e drejtësisë, përmes një modeli efikas.

Share This Article