Maqedoni, ulet numri i të shtruarave në spitale me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një kumtesë në Facebook theksoi se përqindja e personave të sëmurë e të shtruar nëpër spitalet e vendit me COVID-19, gjatë dy javëve të fundit, është ulur me dy përqind.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Ai më tej, në statusin e tij, vazhdon se përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Facebook.

Share This Article