Maqedoni/ Vetëm 5 raste të reja me Covid-19, shërohen 95 pacientë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 1, Tetovë 1, Prilep 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.511.

Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 947, transmeton alsat.

Brenda 24 orëve të fundit dy raste tjera me Covid-19 në vendin tonë kanë përfunduar me fatalitet. Në viktimë është nga Kumanova kurse viktima tjetër nga Struga. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 84.

Share This Article