Maqedoni, vetëm një i infektuar me Covid-19 për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.375 teste, ndërsa është regjistruar vetëm një rast me coronavirus në Kumanovë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 204 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar tre viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë (55), Tetovë (61) dhe Gjevgjeli (80).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.418, numri i pacientëve të shëruar është 149.496, numri i vdekjeve është 5.458, ndërsa numri i rasteve aktive është 464.

Kujtojmë se një të infektuar ka pasur në ditën e parë kur filloi pandemia në vend, më 16 shkurt të vitit të kaluar.

Share This Article