SHBA-ja e përshëndet vendin e Parlamentit të Greqisë që ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Pompeo tha se liderët grekë kanë treguar vizion, inkurajim dhe këmbëngulje në përcaktimin e gjetjes së zgjidhjes për problemin me emrin.
“Kjo zgjidhje do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta zërë vendin e saj të vërtetë në BE dhe NATO”, thotë Pompeo.
Në këtë deklaratë thuhet se SHBA-ja përshëndet këtë mundësi historike për përparimin e stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies në të gjithë rajonin.