Maqedonia e Veriut emëron një shqiptare ambasadore në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U.d. e Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar  letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, njofton zyra për media e Presidencës

“U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj. Shpresa Jusufi. Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore”, thuhet në komunikatë.

U.D e Presidentit dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut janë pajtuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i shkëlqyeshëm. 

“Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”, thuhet tutje.

Share This Article