ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona 6 hours ago
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 10 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 10 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 11 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 11 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë bisedimet për anëtarësim në BE

albnews by albnews
16 February, 2020
in Maqedonia
0
Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë bisedimet për anëtarësim në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bojan Mariçiq, koordinator nacional për integrimin evropian në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, ai nuk dëshiron që të japë data se kur do të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.

RelatedPosts

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

“Ne jemi të përgatitur për bisedime, i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe konsiderojmë se e kemi mundur qysh në tetor të marrim vendimin për fillimin e bisedimeve. Prandaj e kemi me rëndësi që vendimin për fillimin e bisedimeve, qytetarët ta marrin sa është e mundur më shpejt, që ta marrin sinjalin e vërtetë nga Bashkimi Evropian se të gjitha vendimet e vështira në periudhën e kaluar, të gjitha reformat e vështira, me të vërtetë ia kanë vlejtur (të bëhen). Kjo do të kishte qenë porosia e vërtetë ndaj qytetarëve – jo ndaj cilitdo opsion politik”, thotë Mariçiq.

Mariçiq thotë se Ligji për Prokurorinë Publike nuk është kusht, por është i rëndësishëm për Brukselin që t’i caktojë datën Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Ligji për Prokurorinë Publike, asnjëherë nuk ka qenë si kusht për fillimin e bisedimeve, një asnjë, të them, plan reformues. Ajo që në çdo hap e bëjmë në drejtim të forcimit të shtetit juridik, të sundimit të së drejtës, na ndihmon. Dhe, në këtë kuptim edhe ishte përmendur disa herë nga disa shtete mike, nga disa shtete anëtare të BE-së, në kuptimin e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit, korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, në kuptimin e vazhdimit të rasteve të Prokurorisë Publike Speciale në gjykatë. Në atë kuptim ishte i rëndësishëm dhe në atë kuptim mendoj se ishin edhe pritjet”.

“Nuk besoj se varet prej vendimit rreth këtij ligji, por do të jetë një lajm i shkëlqyeshëm dhe një sinjal i shkëlqyeshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut mundet që edhe në këtë periudhë parazgjedhore të marrë vendime të vështira, po që se bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit në Bashkimin Evropian”, thekson Mariçiq.

Njohësi e çështjeve juridike thonë se miratimi i Ligjit për punën e Prokurorisë Publike i jep shtytje procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë, prandaj Besa Kadriu, thotë se faktori ndërkombëtar insiston në miratimin e këtij ligji.

“Besoj që jo vetëm ky ligj (Ligji për Prokurorinë Publike), por edhe rastet e tjera që kanë mbetur të pazbardhura nga institucionet e drejtësisë, do të kërkohet që të rishqyrtohen dhe pikërisht atëherë kur këto gjëra do të marrin rrjedhën e duhur, do të kemi se do të krijojmë atë botëkuptimin se vërtet këtu ka funksionim të institucioneve shtetërore”, thotë Kadriu për Radion Evropa e Lirë.

Sfidë për Maqedoninë e Veriut mbetet zbatimi i ligjeve në kuadër të agjendës evropiane, të cilat u miratuan së fundmi nga parlamenti me procedurë të përshpejtuar.

Sipas Bojan Mariçiq, zbatimi i këtyre ligjeve në praktikë varet nga institucionet, por edhe nga subjektet private.

“Të themi, një sferë siç është mjedisi jetësor ose tregu i brendshëm, përfshijnë rregullat që duhen të plotësohen nga të gjithë, edhe nga subjektet private, nga institucionet, nga kompanitë e kështu me radhë. Kështu që mendoj se ky është një nivel i vetëdijes, të cilin do të duhet ta arrijmë, po që se publikisht flasim për të, punojmë çdo ditë për të dhe po që se e kuptojmë rëndësinë që të kemi një ajër të pastër, nëse të gjithë nuk bëjmë diçka për të, atëherë kjo do të shkojë kot. Mendoj se kemi fuqi për këtë, po hapim tema të cilat vite më parë kanë qenë tabu dhe kjo është shenjë e mirë se shoqëria po piqet dhe se jemi të gatshëm për çështje të mëdha, për vendime të mëdha dhe besoj se asgjë më pak nuk vlen nga cilido shtet evropian”, thotë Marçiq.

Por, njohësja e çështjeve juridike, Besa Kadriu thotë se monitorimi permanent i institucioneve të Maqedonisë së Veriut, që vendoset si normë tani me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së, do të detyrojë institucionet, që të jetësojnë ligjet, që veçanërisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Kjo do të stimulonte vendin që të rikthehet në atë pjesë të procedurave, të cilat nuk është arritur ajo që është kërkuar, pra ‘detyrat e shtëpisë’ që Maqedonia e Veriut ka marrë si obligim ndaj Bashkimit Evropian për të plotësuar kriteret e përcaktuara nga Brukseli”, thotë Kadriu.

Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dështuan që të marrin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, për shkak se Franca kërkoi që të ndryshohet procesi i pranimit të anëtarëve të rinj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

22 December, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result