Maqedonia e Veriut do t’i vendos sanksione Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkëngjitet sanksioneve kundër Turqisë, që i ka vendosur Bashkimi Evropian.

Siç njoftoi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Barel, këtyre sanksioneve do t’i bashkëngjiten edhe vendet tjera që pretendojnë të bëhen anëtare të BE-së: Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Armenia.

KE ka vendosur sanksione ndaj Turqisë për shkak të kërkimeve për gas natyror që i bën Turqia në burimet e zbuluara afër Qipros.

Koncesionet për të nxjerrë gaz natyror në këto burime kanë fituar kompania franceze Total dhe ajo italiane, Eni. Mirëpo Turqia shpreh pretendime në bazë të lejes që ka marrë nga pjesa turke e Qipros, pavarësinë e së cilës njeh vetëm Ankaraja zyrtare.

Share This Article